Rrëfimi i rrallë i Robert Ndrenikës: Si u dekorova nga Enveri, njohja me gruan dhe disa këshilla për shqiptarët

Nga Mira Kazhani

Robert Ndrenikën kam dashur gjithmonë ta intervistoj! Ai u përpoq të më bindë këto dy vitet e fundit se nuk kishte asnjë shpresë për një rrëfim publik rreth jetës së tij. Nuk iu qepa asnjëherë, sepse në ka një gjë që më duket e dhunshme është bezdisja ndaj tjetrit që ngatërrohet shpesh me këmbënguljen.

Nga ana tjetër, vetë nuk hoqa dorë nga ideja për një podcast me të, derisa e gjeta shtegun. Në këtë podcast ylli shqiptar, Robert Ndrenika, flet që nga fëmijëria e deri sot, 81 vjeç, me një mendje të freskët e memorie brilante, sigurisht me humor fin dhe një origjinalitet që veç një njeri i ngopur me jetë e ka.

Nuk i pëlqen më të lëvizë shumë! Në fillim u stepa kur më tha që intervistën do ta regjistronim në kafenenë e preferuar të tij. Domethënë një kafe lagjeje.

Okay, i thashë. Unë kam pritur të ftuarit e mi për dy vjet në një sallë teatri, këtë herë po vij unë tek teatri “Robert Ndrenika”!

Në këtë intervistë, Robert Ndrenika që konsiderohet një figurë përbashkuese e shqiptarëve, flet për ditët e mira dhe të vështira, për kryqëzime fatesh, rastësish. Dashurinë me Poliksenin, por edhe një sinqeritet për martesën që do ju bëjë buzagaz. Filmin që zbuti Enver Hoxhën, rolet negative që ia jepnin si “ndëshkim”, por që i rezultuan bekim dhe përcaktuan famën e tij dhe suksesin me publikun shqiptar.

Hyrja dhe dalja nga politika në vitet ’90, dhe së fundmi edhe debati për Teatrin Kombëtar. Çfarë bën ai sot? Si ndjehet një njeri që ka bërë jetën që ka dashur që fëmijë dhe që jeton në një vend ku të gjithë e duan pa kushte? A do donte dhe a do ishte më mirë sikur të kishte lindur në epokën e internetit?

Intervistën e plotë mund ta shihni duke klikuar në videon e mëposhtme:

ObserverKult


Robert Ndrenika

Lexo edhe:

ROBERT NDRENIKA: SI MË MORËN SHTËPINË DHE MINISTRI I RENDIT MË NXORRI NGA ZYRA E MË PËRPLASI DERËN