“Unë kam qenë fëmijë si ju.”
Me këto fjalë, Isaac Mizan nisi të tregonte historinë e tij për studentët greke, ku ai foli për Holokaustin. Ai e konsideroi këtë si detyrën e tij kryesore: i mbijetuari i fundit i Holokaustit nga komuniteti i Artës, një nga të paktët hebrenj grekë që ishte gjallë dhe i gatshëm për të treguar historinë e ferrit. Më tepër se çdo gjë tjetër, ai ishte i shqetësuar për të mbajtur gjallë kujtimin e miliona personave që humbën jetën.
Ai u arrestua në 1944 së bashku me 351 bashkëqytetarë të tij dhe u transferua në Auschwitz dhe më pas në Bergen Belsen. Nga 12 anëtarët e familjes së tij, vetëm tre shpëtuan. Kur u kthye, Isaac zbuloi se një nga vëllezërit e tij, ishte arratisur nga Arta për në Athinë, në mënyrë që të furnizonte me mallra dyqanet.
“Ai nuk u tregoi kurrë fëmijëve ato që kishte kaluar. Çdo histori e kemi dëgjuar nga persona të tjerë dhe ne jemi shumë krenarë për babanë tonë. Ai arriti të shprehte atë që kishte kaluar, në vitet 1980, i motivuar edhe nga e dashura e tij Berry Nachmia“, tha vajza e tij, Anna.
Ai është pyetur shpesh nga studentët se si ia ka dalë? Dhe ai u përgjigj ”Zoti “, por unë mendoj se ishte edhe pjesë e karakterit të tij. Ai madje nuk e mendonte dot ditën kur do të vdiste, sepse dëshironte të bënte të lumtur fëmijët e tij, gjithashtu edhe nipërit e mbesat e tij, Isaac dhe Morris, tani 15 vjeç.
Pas vdekjes së gjyshit të tyre, ata donin vazhdonin punën e tij, të bisedonin me kolegët e tij për Holokaustin.
Mizan kishte një dhunti. Ai kurrë nuk e ka cilësuar veten një hero dhe ka thënë gjithmonë të vërtetën pa u munduar t’i bëjë përshtypje dikujt. Tani që ai nuk jeton më, e gjitha pesha e historisë mbetet tek ne, le të shërbejë rrëfimi i tij si një flakë për të ndriçuar këtë plagë të thellë, në mënyrë që historia të mos harrohet kurrë nga njerëzimi./konica.al