Rrëfimi rrëqethës i këngëtares shqiptare: “Humba veten, nuk doja të bëja asgjë…”

Më datë 7 prill, në ditëlindjen e saj, Xhesika Polo solli projektin muzikor “Humba veten”. Një këngë shumë personale, me një videoklip dhe fjalë të thjeshta për të përçuar një mesazh dhe gjendje emocionale tek dëgjuesit.

Në postimin e promos, Xhesika ndau edhe një shkrim që shpjegon fabulën e këngës.

“Humba veten’ është kënga e shpirtit tim. Shpirtit që padashur kishte humbur dita-ditës. Kënga që shërbeu si terapi për të rigjetur veten dhe jam shumë krenare që gjeta forcën për ta ndarë me ju.

Është e vështirë të pranojmë që ndonjëherë i humbim betejat me veten, vetëm e vetëm për të rilindur më të fuqishëm”.

E ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi projektin e saj, Xhesika sqaron më gjatë shkrimin e saj dhe gjendjen e izolimit që ka përjetuar.

Xhesika Polo: Unë jam një vajzë shumë luftarake, një vajzë që jeta më ka bërë dashur, padashur plan A, B, C të kem gjithmonë veten time.

Një vajzë që e ka pasur si formë dështimi brenda vetes që të kërkonte ndihmë në momentet që kishte vështirësi.

Një vajzë që asnjëherë s’e ka pasur veten plan A, familja ime, miqtë e mi, çdo njeri përveç vetes time dhe patjetër që duke pasur gjithë këto vite moskujdes ndaj vetes qoftë në aspektin shpirtëror, qoftë në aspektin mendor.

Aq më tepër duke marrë nga janari dhe në momentin që u nxor klipi, ka qenë një periudhë që më ka bërë të kuptoja që unë jam thjesht një njeri që nuk jam magjistare.

Jam një vajzë 26-vjeçare sot që kam nevojë dhe për ndihmë, kam nevojë dhe t’i them dikujt që kam këtë problem dhe kjo është shumë okej.

Dashur, padashur duke mos e pasur fokusin asnjëherë tek vetja ime, kam filluar dita-ditës që ta dua më pak veten, t’i kushtoj më pak vëmendje vetes time, ndjesitë e mia gjithmonë të minimizohen duke u varur nga ndjesitë e njerëzve të tjerë, gjithmonë kam qenë ajo që bëja atë sakrificën më mirë nuk po lëndoj Rudinën në këtë rast se sa veten time.

Kjo gjë më ka sjellë edhe këtë mbylljen në vetvete, mbylljen në atë rrethin e errët që më ka penalizuar në shumë aspekte në jetë, qoftë në aspektin social se kur nuk ndihesh mirë brenda vetes tënde, ke një stuhi dhe ke njëkohësisht një zbrazëti shumë të madhe, nuk të bëhet asgjë, as nuk do të dalësh, as nuk do të njohësh njerëz, as nuk do ta ndash muzikën tënde me njerëzit se thua okej, ndoshta kjo gjëja është shumë, ndoshta është shumë e vërtetë, ndoshta është shumë e trishtë, ndoshta nuk duan t’i dëgjojnë njerëzit.

Xhesika shton se ka marrë shumë mesazhe pozitive për këngën ndërsa për të është shumë e rëndësishme të njohë kulturën njerëzore, por pati një moment që humbi këtë dëshirë dhe rrjedhimisht, veten.

Xhesika Polo: Kur unë e humba këtë, unë humba një pjesë shumë të madhe të vetes sime, atë Xhesikën që donte të jetonte me një solaritet të paparë dhe nuk donte në asnjë moment që ta ndante dhimbjen e saj me njerëzit./tvklan.al

ObserverKult


Lexo edhe:

U THA SE E RRAHËN DHE I MORËN PARATË NË QENDËR TË TIRANËS, REAGON REZART VELESHNJA

Së fundmi lajmi se aktori humorit Rezart Veleshnja është grabitur dhe dhunuar në Tiranë, bëri xhiron e rrjetit. Por vetë aktori ka vendosur të sqarojë gjithçka për ndjekësit e tij, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Veleshnja shprehet në një video se lajmi është i pavërtetë, duke mos i kursyer ironizimet. “Mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegut tim po unë sdi gjë për veten time. Mbase më kanë grabitur edhe mua në ëndërr”- thotë mes të tjerash aktori i humorit. 

“Prapaskena” raportoi se Rezart Veleshnja ka rënë pre e një grabitjeje në Tiranë. E njëjtja media raportoi se përveç grabitjes, Rezarti edhe është dhunuar nga agresorët.

Sipas tyre, ngjarja kishte ndodhur pasi aktori ka tërhequr disa para në një bankomat të ndodhur në një zonë mjaft të populluar të Tiranës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult