Shkrimtari Ben Blushi ka zhvilluar një bisedë me nxënësin e fundit të Migjenit, Ramadan Shkreli.
Ky i fundit ka rrëfyer disa detaje për periudhën kur Migjeni i jepte mësim, ndërsa shprehet se qëndronte më së shumti në shoqërinë e dy motrave të tij.
Postimi i plotë i Ben Blushit:
Ramadani, nxënësi i fundit i Migjenit
Ramadan Shkreli që duhet të jetë nxënësi i fundit i gjallë i Migjenit jeton në fshatin Dedaj të Pukës. Shkova ta takoja.
Ça bën Ramadan?
Nuk bëj asgjë, tha Ramadani
Sa vjeç je Ramadan?
94, tha Ramadani
Çfarë pune ke bërë Ramadan?
Shumë punë, tha Ramadani
Po shkollë ke bërë Ramadan?
E kam bërë shkollën në Pukë, tha Ramadani
Në çfarë viti, Ramadan?
Në vitin 1936,tha Ramadani
Sa vjeç ishe Ramadan?
7 vjeç, tha Ramadani
Po si shkoje në Pukë, Ramadan?
Me këmbë, tha Ramadani
Po në dimër Ramadan?
Ne bënim shkollë vetëm në verë, tha Ramadani
Kush të jepte mësim Ramadan?
Migjeni, tha Ramadani
Si ishte Migjeni, Ramadan?
Ishte i sëmurë, tha Ramadani
Po tjetër çfarë mban mend nga Migjeni, Ramadan?
Ishte i gjatë, tha Ramadani
Çfarë thoshte Migjeni, Ramadan ?
Ishte shumë i urtë, tha Ramadani
Ça lënde jepte Migjeni, Ramadan?
Gjeografi, kulturë, tha Ramadani
Me kë rrinte Migjeni, Ramadan?
Vetëm më dy motrat e veta, tha Ramadani
Si i mbante motrat Migjeni në shkollë?
I mbante, tha Ramadani
Kush ishte tjetër në shkollë me ty?
Luli i Vocërr, tha Ramadani
Kush ishte Luli i Vocërr, Ramadan ?
Luli i Vocërr ishte Zenel Islami, tha Ramadani
Ku është tani Zenel Islami, Ramadan?
E vranë komunistët, tha Ramadani
Po pse e vranë Ramadan?
Se shkoi në Rusi, tha Ramadani
Po ti a e ke lexuar Lulin e Vocërr, Ramadan?
Jo, tha Ramadani
Çfarë ke lexuar nga Migjeni, Ramadan?
Asgjë, tha Ramadani
Nuk ke lexuar asgjë, Ramadan?
Nuk kam lexuar asnjëherë, tha Ramadani
Çfarë libri ke në shtëpi Ramadan?
Nuk kam asnjë libër, tha Ramadani
Çfarë bën gjithë ditën, Ramadan?
Mendohem, tha Ramadani
Çfarë mendon Ramadan?
Mendoj si do vdes, tha Ramadani
Ke frikë Ramadan?
Nuk kam frikë, tha Ramadani
Kur do vdesësh Ramadan?
Po pres, tha Ramadani
Do vdesësh pa lexuar asnjë libër Ramadan?
Më mirë, tha Ramadani.
ObserverKult
Lexo edhe:
BEN BLUSHI I PËRGJIGJET VAJZËS SË ISMAIL KADARESË: E PAEDUKUAR, MË FTUAN TRE HERË PËR KAFE. AI E PËLQEU INTERVISTËN
Nga Ben Blushi
Vajza e Ismail Kadaresë ka bërë një reagim shumë të padenjë në adresën time, të cilit nuk do i përgjigjem siç e meriton, meqë është vajza e Ismail Kadaresë.
Shkak i këtij reagimi, është një bisedë e imja me Ismailin, e cila është botuar në librin tim të fundit 41 Sekrete.
Me Ismail Kadarenë nuk isha takuar asnjëherë deri në tetor të vitit të kaluar.
Shumë njerëz, në disa raste miq të përbashkët, më sillnin herë pas here gjykime të Ismailit mbi librat e mi, por kjo nuk ishte një nxitje për ta takuar.
Unë kisha mendimin tim për letërsine e tij dhe kjo më mjaftonte.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult