Rudina Papajani: Më duhet fryma jote…

Rudina Papajani

Poezi nga Rudina Papajani

Më duhet fryma jote,
çastet kur më rrëmben,
netët e mbyllura në ëndrra,
e pak ekstazë në mëngjes…
Më duhen të gjitha stinët e tua,
kur dimrit mangallin zë e nakatos,
kur vjeshta zë e ngjyhet,
kur venat trashen nga gjaku i ngrohtë.
Po shihet një lule,
mbirë në pranverë,
fluturat ngacmojnë shpirtin,
dehja shend e verë.
Mbrëmjeve mos më ngacmo,
kur Romeo të jesh,
s’do heq dorë nga ëndrra,
kur dashuria nga guacka të zbres…

ObserverKult


Lexo edhe:

“TI SHQIPËRI, MË EP NDERË, MË EP EMRIN SHQIPËTAR”, POEMËN E NAIM FRASHËRIT E LEXON RUDINA PAPAJANI

Ju ftojmë ta dëgjoni të lexuar nga Rudina Papajani, një pjesë nga “Bagëti e bujqësi” të Naim Frashërit.

Në vazhdim gjeni poemën e plotë:

Poema “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit

(pjesa e parë)

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua…

Poemën e plotë dhe interpretimin mund ta shihni duke klikuar KËTU