Rudolf Stambolla: Kam një mall që më djeg… (teksti dhe video)

Teksti i këngës “Kam një mall” kënduar nga Rudolf Stambolla në edicionin e parë të Festivalit të RTSH-ës.

Kam një mall dhe kam një zjarr, që më djeg në krahanuar
Për ty malli vashëzo s’paska të treguar
Ti je kënga më e plotë, që jehon vashë në jetë
Ti je drita, pastërtia, ëmbël si atëhere.

Rritu mall i zemrës, ti rritu gjithnjë
Se ajo në botë gazi im u bë
Ritu ti rritu, rritu pa pushim
Mall, mall i zemrës, ndezur që në agim

Oh ky mall, tek ky zjarr, dita ditës seç u shtua
Dalë ngadalë u bëre ti, jeta është për mua
Tash dhe botën pate pranë, kurrë nuk mundem ta mendoj
Sikur s’desh njeri në botë, ty të dashuroj

Rritu mall i zemrës, ti rritu gjithnjë
Se ajo në botë gazi im u bë
Rritu ti rritu, rritu pa pushim
Mall, mall i zemrës, ndezur që në agim.

ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

RUDOLF STAMBOLLA: TI M’KE BRAKTISË, QOFSHIN HARAM NDJENJAT E MIJA…(TEKSTI DHE KËNGA)