Rudyard Kipling: Nënë, o nëna ime!


Nëse do të më varnin në majë të asaj kodre,
Nënë, o nëna ime!
E di që pas do të më ndiqte veç dashuria jote,
Nënë, o nëna ime!

Nëse do të mbytesha në detin më të thellë,
Nënë, o nëna ime!
Lotët e tu deri n’fund do t’më kishin përcjellë,
Nënë, o nëna ime!

Nëse trup e shpirt një ditë do të m’i mallkonin,
E di se vetëm lutjet e tua do të më shpëtonin,
Nënë, o nëna ime!

Përkthyer nga Ag Apolloni