N’mujsh m’i rujtë met kur krejt tjertë huqin
dhe fajin ty ta gjujnë: “hajt se ky e banë”
N’mujsh m’i nxonë besë vetit, kur krejt tjertë t’kuqin
T’u t’mos besu, po edhe dyshimi i tyne mos me t’ardhë i ranë!
N’mujsh me bo sabër prej sabri pa u kajtë
Edhe n’qoftëse ta ngulin, n’dallavere mos m’u koritë
Ose n’qoftse ta kanë inati, inati mos me majtë
E apet mos shum’ i mirë e shum’ i meqëm mos m’u shitë
N’mujsh me ondrru, pa t’u bo andrra sëmundje
N’mujsh me menu por menimi mos me t’fshi krejt
N’mujsh m’u taku me Fitore dhe Humbje
Dhe me’u sillë me kto dy mashtruse bash-bash njejt
N’ta bajtë me ngu fjalën qi e ke folë – t’vërtetën
t’bome tebdil prej idiotav për me mashtru menje t’brishta
Ose me’j kqyrë senet qi ja u ke kushtu jetën
T’bome llom, dhe prap’ me’j maru me alete t’ndryshkta
N’mujsh krejt fitoret tua si pare me’j renisë
Dhe me’j shti n’kumorë, me ni dorë me’j rrasë
Dhe me’j hupë e apet prej xerros me ja nisë
Dhe kurrë mos me bo llaf qi najher i ke pasë
N’mujsh me bindë zemrën, nervat e damartë
Me t’bo hyzmet edhe kur o ka ta lshon
Dhe me u majtë edhe atherë kur s’ka ma kurgjo t’qartë
Përpos Vullnetit qi ju thotë: “Manu bre amon!”
N’mujsh me fol me m*ta dhe ftyrën me rujtë
Ose me ecë me Mbreta e mos m’u fry si derr
Nëse as armiqtë as shoktë me t’lëndu s’kanë me mujtë
Nëse e çon mirë me krejtë, po jo me sherr
N’mujsh me mushë minutin qi shkon e s’vjen mo
Me rrafsh gjashtdhët sekonda qi ja vlejnë, pa trem
E jotja ka me kanë dyjeja me çka ka n’to
Dhe – për ma tepër – ki m’u bo Burrë, djali jem!
Përktheu: Ilir M Breca