Rumi: A mos të kam zhgënjyer?

rumi poezi per observerkult

Poezi nga Rumi

Mbase ke ndër mend të shtegtosh, ashtu si shpirti i njeriut
që largohet nga kjo botë duke marrë me vete thuajse gjithë ëmbëlsinë e vet. Ti shalon kalin.

Mbase po nisesh për rrugë. Mos harro se këtu
ke miq besnikë sa bari dhe qielli.

A mos të kam zhgënjyer? Mbase je
zemëruar. Por mos i harro netët tona me biseda,
punën për hapjen e pusit, trëndafilat e verdhë buzë oqeanit,

mallin, kryemeleqin Gabriel
duke thënë: “Ashtu u bëftë”. Shemsi Tabrizi, fytyra jote
është krejt çka çdo fe përpiqet të sjellë ndërmend.

Përktheu: Ukë Buçpapaj

*Titulli i origjinalit: “Fytyra jote”

ObserverKult


Lexo edhe:

SI U BË ENDACAKU MASHTRUES PËR 5 DITË MBRET I SHQIPËRISË/ A E DINI KUSH ISHTE OTTO WITTE?

Një pjesë të madhe të jetës së tij e kaloi si endacak. U end nëpër Evropë, Amerikë, Afrikë dhe në Azinë e vogël. Gjatë këtyre viteve ai ndryshoi shumë profesione; si ekspozues, punëtor ndërtimi, kamarier, kapës kafshësh, major e shumë e shumë të tjera, madje dhe mbret.

Në vitin 1912 Otto Witte hyn në ushtrinë turke. Në të njëjtin vit Shqipëria u shpall e pavarur dhe qeveria e saj provizore nuk ishte në gjendje të zgjidhte vetë trazirat e brendshme politike. Caktimi i një mbreti nga Fuqitë e Mëdha dukej si e vetmja zgjidhje për të garantuar pavarësinë e shtetit të sapokrijuar shqiptar. Në bisedimet e zhvilluara në atë kohë, përflitej emri i princit turk Halim Eddine si njeriu që do të vendosej në krye të shqiptarëve.

Sipas një dokumenti të datës 21 gusht 1943, të një arkivi të Berlinit, Otto Witte ndodhej në vitin 1912 në Stamboll. Ndërsa orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik, Ismail Arsim, djali i një tregtari të pasur…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU