Rumi: A mos të kam zhgënjyer?

Mbase ke ndër mend të shtegtosh, ashtu si shpirti i njeriut
që largohet nga kjo botë duke marrë me vete thuajse gjithë ëmbëlsinë e vet. Ti shalon kalin.

Mbase po nisesh për rrugë. Mos harro se këtu
ke miq besnikë sa bari dhe qielli.

A mos të kam zhgënjyer? Mbase je
zemëruar. Por mos i harro netët tona me biseda,
punën për hapjen e pusit, trëndafilat e verdhë buzë oqeanit,

mallin, kryemeleqin Gabriel
duke thënë: “Ashtu u bëftë”. Shemsi Tabrizi, fytyra jote
është krejt çka çdo fe përpiqet të sjellë ndërmend.

Përktheu: Ukë Buçpapaj

*Titulli i origjinalit: “Fytyra jote”