Rumi: Një gotë dhembje

rumi poezi per observerkult

Nga Xhelaludin Rudi

Më pa Vuajtja tek pija një gotë
dhembje mbushur plot, e bërtiti fort:
-“I ëmbël, ë, si tu duk ky ballsami?
Ma nxore bojën, ma prishe pazarin!
Do t’më mbetet gjithë dhembja pa shitur”
-tundi kryet Vuajtja e mërzitur.
“Se tani, që të gjithë do ta dinë,
se s’është helm dhembja, por bekim”

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

ObserverKult


Lexo edhe:

XHELALUDIN RUMI: KURRË NUK E BRAKTISËM NJËRI-TJETRIN…

Poezi nga Xhelaludin Rumi

Ti më verbon, e unë largohem duke u bërë copë e çikë nga
zemërimi
për t’u hapur jashtë në brendësi të ajrit, shkëlqim
i rrumbullakët, pikë qiriri
krejt arsye, krejt dashuri.

Kjo hare trullosëse, bëma jote,
kjo dhimbje koke pas të pirës, gjembi yt i ëmbël…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Rumi

Lexo edhe:

Ç’ËSHTË PJEKURIA SHPIRTËRORE SIPAS RUMIT?

Nga: Xhelaledin Rumi

Ç’është pjekuria shpirtërore?

Është kur ndalojmë së përpjekuri për të ndryshuar të tjerët dhe kur përqendrohemi në ndryshimin e vetes.

Është kur ne i pranojmë njerëzit ashtu siç janë.

Është, kur ne kuptojmë se të gjithë janë të përshtatshëm, sipas perspektivës së tyre.

Është kur mësoni të thoni “lëreni të shkojë”.

Është kur ju jeni në gjendje të mos keni “pritshmëri” në një marrëdhënie dhe jepni nga vetja për kënaqësinë e dhënies.

Kur kuptojmë se atë që bëjmë e bëjmë për paqen tonë.

Është kur ndalojmë së treguari botës sa të zgjuar jemi…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU