Poezi nga Rumi
Ti vjen te ne nga një botë tjetër, dashuri.
Nga përtej yjeve dhe boshllëkut të hapësirës.
Sipërane, e çlirët, me bukuri të papërfytyrueshme,
duke sjellë me vete thelbin…
Ti tjetërson të gjithë ata që prek.
Zemërimet, lëmekjet dhe pikëllimet e rëndomta teptisen në praninë tënde,
duke i sjellë së këtejmi ngazëllim, si sundimtarit, ashtu edhe të sunduarit.
Si bujkut, ashtu edhe mbretit.
Ti na lëbyr me hirin tënd,
të gjitha ligësitë shndërrohen në mirësi.
Ti je mjeshtra alkimiste.
ti ndrin zjarrin e dashurisë,
në tokë dhe qiell,
në zemrën dhe shpirtin e çdo qenieje!
Përmes sates dashuri, harmonizohet qenësia dhe paqenësia.
Të gjitha të kundërtat njëjtësohen.
Gjithçka ç’është profane, bëhet sërishmi sakrale.
Përktheu: Agron Islami
ObserverKult
Lexo edhe: