Rumiu: Duaje veten që të të duan të tjerët!

rumi poezi per observerkult

Rumiu:
“…Nëse kërkon të ndryshosh mënyrën se si të trajtojnë të trajtojnë të tjerët duhet të ndryshosh së pari mënyrën se si trajton veten. Po nuk mësove të duash veten, plotësisht dhe sinqerisht, nuk ka asnjë mënyrë se si të të duan të tjerët.
Kur të arrish këtë shkallë, ji mirënjohës për çdo gjemb që mund të të fusin të tjerët. Është shenja se së shpejti do mbushesh me trëndafila…”/

ObserverKult

Lexo edhe:

Rumiu: Përtej dashurisë…


Në qoftë se nuk di të duash,
Mëso të duash,
Patjetër përpiqu të duash
Çdo gjë që të sheh syri,
Çdo gjë që percepton,
Çdo gjë që mund të imagjinosh
Duaje, duaje,
Të duash mëso
Edhe çdo gjë që dëgjon,
Çdo gjë që ndodhet në këtë univers…
Asgjë të shëmtuar s’ka në këtë botë,
Asgjë, pale sa e rëndomtë të të duket,
Një insekt sa i vogël po as ai
i shëmtuar nuk është,
Një fije bar merre në dorë
Sa e brishtë a nuk e sheh?
Duaj lulet, gurët, retë,
Çdo gjë me formën, ngjyrën, kuptimin e saj,
Duaje, duaje,
Mëso të duash,
Përpiqu të duash,
Bota për dashurinë tënde është krijuar,
Më parë mëso dashurinë,
Shiko një vogëlush,
Sa i mrekullueshëm,

Mendo dhe ata që e sollën atë në jetë,
Sepse kjo botë është krijuar për dashuri,
Duaji njerëzit,
Ata për të mos qenë vetëm
Pranë teje të jenë
Për këtë, vërtetë për këtë,
Janë krijuar,
I gjithë universi
Me zinxhirë të dashurisë është lidhur,
Prandaj edhe ti,
Të japësh dashuri mëso!
Sepse dije, në shpirtin tënd,

Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KETU

ObserverKult