Rupi Kaur: Çfarë të çmend… çfarë të mban natën zgjuar…

rupi kaur

“Çfarë më mban zgjuar”, poezi nga Rupi Kaur

ai më pyet se ç’bëj në jetë
i them se punoj për një kompani të vogël e cila prodhon pako me…
më ndërpret në mes të fjalisë
jo me ç’zanat merresh për të jetuar
çfarë të çmend
çfarë të mban natën zgjuar

i them se shkruaj
më kërkon t’i rrëfej diçka
afroj majat e gishtave
e prek në kthesën e parakrahut të tij
e përkëdhel deri te kyçi i dorës
shfaqen në lëkurë relievet e mornicave
shoh gojën teksa mbyllet
muskujt e ngrehur
sytë ngulur te të mitë
si të isha unë që i bëja të përplaseshin qepallat
e ndal vështrimin teksa ai kthehet pas ngadalë

atëherë kjo është ajo që bën në jetë
tërheq vëmendjen
faqet e mia marrin ngjyrë të purpurtë
ndërsa buzëqesh e drojtur
duke rrëfyer
se nuk e bëj me qëllim.

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


rupi kaur

Lexo edhe:

RUPI KAUR: ZËRI YT MË PËRLOT…

Nga Rupi Kaur

Kush e di nëse
jam mjaft e bukur për ty
apo nëse jam thjesht e bukur dhe kaq
e ndërroj pesë herë
atë çka vesh para se të të takoj
duke hamendësuar se cilat xhinse e bëjnë trupin tim
më ndjellës për ta zhveshur
thuamë
ka diçka që mund të bëj
për të të shtyrë të mendosh
ajo
ajo është kaq magjepsëse
sa ia del ta bëjë trupin tim të harrojë se ka gjunjë
shkruaje në një letër
dhe dërgojua
pjesëve të mia më të pasigurta

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult