Je krejt si jot ëmë
e përngjas shumë butësinë e saj, pamjen
keni të njëjtën sy
sepse jemi të rraskapitura që të dyja
dhe duart
kemi të njëjtët gishta të ligësht
por këtë tërbim, këtë zemërim
jot ëmë nuk e ka
ke të drejtë, ky tërbim është e vetmja gjë që kam trashëguar nga im atë.
Ujdisi shqip Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
ORHAN PAMUK: MË QUAJNË VDEKJE
Nga Orhan Pamuk
Siç e shihni, unë jam Vdekja, por ju nuk duhet të trembeni sepse jam veçse një tablo. Nga sytë tuaj e kuptoj se më trembeni.
Megjithëse e dini shumë mirë se nuk jam reale, më pëlqen kur ju-si fëmijët që harrohen pas lojërave të tyre –jeni të terrorizuar sikur të keni takuar vërtetë Vdekjen. Kur më shihni ju bie ndërmend çasti i fundit i pashmangshëm dhe ju i mbushni nga frika.
Kjo nuk është shaka; kur të ndesheni me vdekjen, sidomos shumica e burrave zemërluanë, nuk arrijnë ta komandojnë më veten.
Për këtë arsye fushë-betejat e mbushura me kufoma, që ju i keni vizatuar me qindra herë, nuk mbajnë erë gjak, barut apo parzmore të nxehura , por erë jashtëqitjeje dhe mishi të kalbur. E di që po shihni për herë të parë një tablo rreth vdekjes.
Para një viti një i moshuar trupgjatë, i hollë, dhe disi misterioz thirri në shtëpinë e tij miniaturistin riosh që po punonte me mua .
Në ambientin gjysmëerrësirë të dhomës së punës në katin e dytë të një shtëpie, i moshuari i serviri miniaturistit të ri një kafe të mrekullueshme në trashësinë e një mëndafshi dhe aromë luleamber, që ia kthjelloi mendjen këtij të fundit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU