Rupi Kaur: Zëri yt më përlot…

rupi kaur

Nga Rupi Kaur

Kush e di nëse
jam mjaft e bukur për ty
apo nëse jam thjesht e bukur dhe kaq
e ndërroj pesë herë
atë çka vesh para se të të takoj
duke hamendësuar se cilat xhinse e bëjnë trupin tim
më ndjellës për ta zhveshur
thuamë
ka diçka që mund të bëj
për të të shtyrë të mendosh
ajo
ajo është kaq magjepsëse
sa ia del ta bëjë trupin tim të harrojë se ka gjunjë
shkruaje në një letër
dhe dërgojua
pjesëve të mia më të pasigurta
vetëm zëri yt me përlot
e thëna jote se jam e bukur
e thëna jote se të mjaftoj.

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


Lexo edhe:

DASHUROI. E DASHURUAN. DHE VDIQ…/ TREGIM NGA MAUPASSANT

E doja çmendurisht. Përse dashurojmë? A nuk është e çuditshme që për dikë, të ekzistojë në botë një qenie e vetme, një mendim i vetëm, një dëshirë e vetme, një emër i vetëm?

Një emër që çel nga buzët, që vërshon si uji i një burimi, që ngjitet nga thellësitë e shpirtit dhe përsëritet pa reshtur, kudo, si një lutje.

Nga Guy de Maupassant

Nuk do të tregoj këtu historinë tonë. Dashuria ka vetëm një histori, që ripërtërihet ngaherë. U njoha dhe u dashurova me të, kjo është e gjitha.

Dhe jetova një vit në ëmbëlsinë e saj, në krahët e saj, me ledhatimet e saj, me shikimin e saj, me rrobat e saj, me fjalët e saj, mbështjellë, lidhur, prangosur në gjithçka që vinte prej saj, plotësisht, saqë nuk dija më nëse ishte ditë apo natë, nëse isha i gjallë apo i vdekur, nëse isha mbi tokë apo tjetërkund.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult