Është një ferr i vërtetë, të dashurohesh prej dikujt që nuk e do veten

grua sa më

Thënie nga personalitete të shquara:

I lumtur është ai që jep përherë maksimumin./ Philip Gilbert Hamerton

Martesat e lumtura bazohen në një miqësi të thellë./ John Gottman

Paratë s’e bëjnë kurrë lumturinë, sidomos nëse janë pak./ Peppino De Filippo

Dëshironi të jeni të lumtur për një çast? Hakmerruni! Dëshironi të jeni të lumtur përgjithmonë? Falni! /Jean-Baptiste Henri Lacordaire

Kam vënë re se njerëzit që janë me vonesë janë më të lumtur se ata që i kanë pritur./ Edward Verrall Lucas

Sa më pak komoditete kemi, aq më pak nevoja kemi. Sa më pak nevoja kemi, aq më të lumtur jemi./ Jules Verne

Ai që kërkon lumturinë është si pijaneci që kërkon shtëpinë: nuk e gjen dot, por e di se diku është./ Voltaire

Është një ferr i vërtetë, të dashurohesh prej dikujt që nuk do as lumturinë, as jetën, as vetveten, por vetëm ty./ Elsa Morante/ ObserverKult

———————————————-

LEXO EDHE: LIDHJA MË E MIRË ËSHTË AJO NË TË CILËN DASHURIA PËR NJËRI-TJETRIN E TEJKALON NEVOJËN PËR NJËRI-TJETRIN

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Ekzistojnë dy lloj të njerëzve në këtë botë: ata që duan të dinë dhe ata që duan të besojnë./Friedrich Nietzsche

Ti japësh kënaqësi një zemre me një veprim të vetëm është shumë më e mirë se sa njëqind koka të përulura duke u lutur./Mahatma Gandhi

Një pesimist është dikush që ankohet për zhurmën kur mundësia troket në derë./Oscar Wilde

Arti e pastron nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme./Pablo Picasso

Kur njëra derë e lumturisë mbyllet, një derë tjetër hapet; por shpesh ne shikojmë shumë gjatë në derën e mbyllur dhe nuk e shohim që ka qenë e hapur për ne./Helen Keller

Mos harroni se lidhja më e mirë është ajo në të cilën dashuria për njëri-tjetrin e tejkalon nevojën për njëri-tjetrin./Dalai Lama

Gjithmonë bëje atë që ke frikë ta bësh./Ralph Waldo Emerson

I dua ata që mund të qeshin në vështirësi./Leonardo Da Vinçi

Paragjykimet janë ato që budallenjtë i përdorin në vend të arsyes./Voltaire

Unë u flas të gjithëve në mënyrën e njëjtë, pavarësisht nëse është pastrues rrugësh ose president universiteti./Albert Einstein

ObserverKult