Sabina Darova: I ngjashmi im

Nga Sabina Darova

Nxitoj rrugëve
Shkallë mbi kohë
Peshë rripash fizarmonike mbi supe.
Mundohem të kërkoj të ngjashmin
Ta përshëndes, por ndruhem
Nuk di të zgjedh në cilën gjuhë
Do t’i tingëllojë më bukur.
Përshëndetja është anije me vela
Që e udhëheq era e egër
bashkon detrat në rrokje fjalësh
Shqipton përhumbur ” Mirëgjiorno”!
Buzëqesh i ngjashmi im
Vështron me shikimin lart-poshtë
Ndoshta i dukem
fëmijë, ende i parritur.
Me të ngjashmin tim
Kemi shumë gjëra të përbashkëta
Janë mijra veprimet e të përditshmes,
Ëndrrat, dashuritë, pasionet,
Rufitja e kafesë së nxehtë në ag.
Nxitoj rrugëve
Në këpucë një guriçkë
Shpon hapin e përshpejtuar.
Të flasësh në dy gjuhë
Dhimbje kufijsh në zemër.

ObserverKult


Lexo edhe:

SABINA DAROVA: KUR TË MË DUASH

Vritmë ngadalë
Kur të më duash
Se dua të vdes pa u ndjerë
Me lakuriqësinë e natës
Brenda mishrave të tu
Ashtu si ajo flaka
E fitilit të ndezur
Në këndin më të thellë mistik.

Vritmë ngadalë
Kur të vijë ajo natë
Pranë zemrës tënde
Ndërsa ndjej pulsimin rubin
Tek shkrihem si vaji mbi lëkurë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

SABINA DAROVA: KËPUCËT QË KËRKONIN DRITË…

Gjithmonë i kam parë me simpati këpucët e vendosura në radhë pranë pragut të derës, sidomos tek hyrjet e pallateve. Më përcillnin ngrohtësi, edhe pse nuk ishin këpucë të firmosura, të bukura apo të reja. Dëshmonin numrin e pjesëtarëve të familjes apo miqtë që kishin bujtur pa telefonuar a marrë leje. Ashtu ishin ato kohë të largëta, të thjeshta, pa zhurmë, por sa të dashura! Më kujtohet se në fëmijërinë e hershme tashmë, netët kur shfaqeshin filmat serialë ” David Koperfildi” apo ” Shigjeta e zezë”, tek hyrja e një pallati në katin e dytë të pallatit përballë, rreshtoheshin dhjetë palë këpucë fëmijësh, për të ndjekur filmin në televizorin e vetëm ekzistues të lagjes. Ndjeja pak ndroje kur i shihja, sepse mendoja që isha e para nga radha që i afrohesha shtëpisë 

Tresim e plotë e gjeni KËTU