(Nazmi Musës, mikut tim të idealeve për liri, pavarësi e demokraci që, mëngjesin e sotshëm paska ndërruar vend e, jetë…)
Nga Sabit Rrustemi
Herën e parë kur më le pa fjalë
(viteve më të stuhishme të jetës sonë)
besoja si i marrë se një ditë do të kthehesh
… dhe, ajo ditë zgjati Shtatë vjet
Po sot ku ta gjej atë besim të kahershëm
veten si ta pajtoj
asaj Shpie me Zogj plot
ç’t’iu them
Të përfshinë një Çast i Ftohtë si vdekja
dhe … as edhe një Fjalë e vetme
nuk ngushëllon
Njëri prej nesh
përnjëmend i vetëm mbet
… sa për t’dëshmue deri në frymën e mbramë.
(Nga Rrezja e Çepurit, Zhegër, 9 korrik 2024)
ObserverKult
Lexo edhe: