Sabit Rrustemi: Ti ishe ëndrra ime

Nuk më mashtrove TI
as edhe njëherë

Vetëm dashuria ime
përherë

Anipse te ti
as edhe një çast nuk jam
thellë në shpirt unë të kam

Se
Ti ishe e mbete Ëndrra ime.

ObserverKult


Lexo edhe:

SABIT RRUSTEMI: LEGJENDA PËR VORRIN E AJN(SH)ES

Nga Sabit Rrustemi

Askush nuk e di saktë që kur prêt ajo, aty, tek ai çarr, buzë udhe, atje lart në atë kurriz që shtrihet tutje përgjatë Kodrës Gatë. As mos prit të ta thotë kush. Se, nuk e di. Secili e ka me të dëgjuar. Njësoj si dhe unë…


Kapërcej Rekën e Zezë përmes një ure të drunjtë, ngritur vite më parë. Aty, te Mullini i Qerimit, i mbetur gërmadhë, me një grumbull gurësh, trerë të thyer si dhe tjegulla, mbuluar me dhe e dushk, aty buzë shpatit, merasë së katundit, asaj shkozine të thatë, të zalltë e përplot gjarpërinj.

Krejt rruga shkon ngjitas përpjetëzës, me zik-zake. E hëngër prej gumash traktorësh, kamionësh dhe rrëke ujërash të shiut. Kanë ngelur vetëm copëra gurëzish të thyer, të thërmuar, si dhe tek-tuk ndonjë shishe plastike uji.
Në çdo kohë, ajo udhë të djersinë. Si dimrit, si verës. Po e ece në këmbë, të djersinë ty, po e kalove kaluar, djersinë kalin…me makinë, e nxenë së tepërmi motorin. Dhe, e prishë atë freski ajri, aq të paqtë e të pastër.

Kur je vetëm kësaj rruge, të kaplojnë kujtimet. Kur je vetë i dytë a vetë i tretë, rrëfimet…
…. Edhe pak, edhe pak, përtej bërrylit tjetër, në fundin e asaj përpjetëze që humb. Pak mëtutje, atje është, do t’i thuash, si unë, njeriut që për herë të parë ecë asaj rruge shpati për tek Vorri i Ajn(sh)es.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult