Poezi nga Sabit Rrustemi
Derisa nuk të kisha afër
të shihja e të ndjeja si një ëndërr
Kur arrita të të prekë
dole nga ajo ëndërr
e mbete si unë
mes një zjarri e një planeti
që as shuhet
as lëviz nga vendi
Nga afërsi e përkohshme me ty
një admirim të përjetshëm fitova
anise dogja një zemër
Ti je më shumë se një ëndërr
një ëndërr që më s’e shoh
e kahdo që shkoj me shpirt e ndjej
orë e çast e shijoj thellë
aq thellë sa nuk arrij ta shterrë me fund
as edhe njëherë të vetme
Pikërisht ajo ëndrra
që e dëshiroja e s’do ta jetoj
as në një jetë të dytë a të tretë
qëllove
Nuk kam se si të shijoj ndryshe
as të të humb më
Ëndërr e përjetshme mbetesh.
ObserverKult
Lexo edhe:
PYETËSORI I PRUSTIT: SABIT RRUSTEMI
Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Sabit Rrustemi.
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Mjafton ta kërkosh dhe bësh një jetë solide, sepse lumturia e përkryer është sall ëndërr.
Cila është frika juaj më e madhe?
… se mund të shkoj nga kjo jetë pa e përmbushur misionin tim krijues.
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Nanën time, e cila i lindi dhe i rriti 10 fëmijë, nuk i la për asnjë çast vetëm, i shkolloi dhe i martoi që të gjithë. Madje, përmes martesave të fëmijëve të vet, e integroi më së miri etninë shqiptare.
Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Pa dyshim, Presidenti historik i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, për angazhimin e tij krijues e intelektual, për angazhimin e tij atdhetar në krijimin dhe realizimin e vizionit për liri, pavarësi e demokraci si dhe afirmimin e Kosovës dhe përgjithësisht të qenësisë shqiptare, kudo në botë.
Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Ndjeshmëria e tepruar dhe sinqeriteti.
Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Dyftyrësinë dhe gënjeshtrën …
Tekstin e plotë e gjeni KËTU