“Dashnia ime” e kënduar nga Sabri Fejzullahu, është shkruar nga Petro Xhori, për muzikën është përkujdesur Irkenc Hyka ndërsa për orkestrimin po ashtu nga Irkenc Hyka dhe JoJo.
Ishte dashnia ime
Mbeti tradhti e saj
Me zemër vuaj
Edhe qaj, edhe qaj
Nga ne do të mbetet
Vetëm një kujtim
S’ka harrim në shpirtin tim
Në këtë dhomë përsëri
Veç errësirë dhe vetmi
shkuan vitet nji nga nji
Koha pamjen ka ndryshu
po në shpirt jam i njëjtë
dhe pse larg
heshtja po më flet
Se dashnia nuk njeh moshë
është ndjenjë që na hedh dhe na pret
si çdo verë…
çdo i ri bën gabim
Je gabimi më i bukur i shpirtit tim…
Ishte dashnia ime
Mbeti tradhti e saj
Me zemër vuaj
Edhe qaj, edhe qaj
Nga ne do të mbetet
Vetëm një kujtim
S’ka harrim në shpirtin tim
Se dashnia nuk njeh moshë
është ndjenjë që na hedh dhe na pret
si çdo verë
çdo i ri bën gabim
Je gabimi më i bukur i shpirtit tim…
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
Lexo edhe:
FISNIKËT: TI MUA NUK MË DOJE (TEKSTI DHE KËNGA)
Dy shokë atëherë qeme
të donin vetëm ty,
s’do mend që një ti e doje
dhe s’mund t’i doje dy.
Për ty ne bëmë fjalë,
për ty bile u zumë,
Ai për ty më fliste
por qef nuk kisha unë.
Përbri shtëpisë tënde,
të bredhi te dëllinja
ai ngahere vinte
pas tij dhe unë vija.
Me të në buzë varur
takoheshim papritur
pa thënë tungjatjeta
dhe sytë pa i ngritur.
Nën dritezën e llambës
Që atje të shihnim ty
Për cilin ti mendoje
se dinim ne të dy.
Tekstin e këngës dhe videon mund t’i shikoni KËTU:
ObserverKult