“Hija e flokut tënd”… këndon Sabri Fejzullahu
Të kam pritë në strehë të ftohta,
t’kam përcjellë në mot me shi,
sa t’më vish një mbrëmje vjeshte,
n’grusht ta marr flokun e zi.
Sa herë çelin trëndafilat
te fontana në Prishtinë,
dua t`çelë fytyra jote
dritë që praron n`dashuri.
Bukuri e rrallë, moj,
buzujse moj qershi,
si të të shtrydh,
e mos t’lëndoj,
t’më pikosh një jetë përmbi.
Se kur djeg ai diell i gushtit,
pushton vapa kënd më kënd,
nuk ka pemë që më bën hije,
sikur hija e flokut tënd.
ObserverKult
—————–
Lexo edhe:
THANË SË KISHTE NDËRRUAR JETË, REAGON SABRI FEJZULLAHU: ËSHTË HERA E KATËRT BRENDA TRE MUAJVE…
Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, vazhdon të ketë ende një karrierë të suksesshme në muzikë, ku zakonisht poston foto apo video gjatë koncerteve ku ai performon.
Mirëpo shpesh herë artisti ka rënë pre e lajmeve të rreme në lidhje me vdekjen e tij.
Së fundmi këngëtari ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi të postuar në profilin e tij në “Facebook” në lidhje me portalet që kanë shkruar disa herë se ai ka ndërruar jetë.
Gjatë videos ai tregon se gjendja e tij shëndëtësore është shumë mirë dhe se punon për projektet e tij muzikore pa pushim…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU