Sabri Fejzullahu: Nuk jetohet në kujtime (Teksti dhe kënga)

Në këto çaste më ikin fjalët,
Dhe ky terr po më mbytë,
S’kam askë t’ja qaj hallet,
Dhe çdo fjalë më mbet në fyt.

O, kurrë nuk dita ç’është lumturia,
Kurrë në jetë se kam shiju,
Tërë këto vite dashurova,
Mirëpo kush s’më deshti mu!

Se kupton askush këtë dhembje,
Se nuk është në lëkurën time,
Se si shpirti po më shembet,
Nuk jetohet në kujtime…

Se kupton, jo se kupton,
Mijëra netë të jesh i zgjuar,
Këtë veç unë mund ta di,
Dhe zemra ime e robëruar.

Pse gjithçka është kundër meje,
Faj askujt si kam në botë,
Çdoherë deshta mirësinë,
Por fitova vetëm lotë …

O kurrë nuk dita ç’është lumturia
Kurrë në jetë se kam shiju
Tërë këto vite dashurova
Mirëpo kush s’më deshti mu

Se kupton askush këtë dhembje,
Se nuk është në lëkurën time,
Se si shpirti po më shembet,
Nuk jetohet në kujtime .

Se kupton, jo se kupton,
Mijëra netë të jesh i zgjuar,
Këtë veç unë mund ta di,
Dhe zemra ime e robëruar.