Pranvera në Prishtinë (historia e këngës dhe teksti)

Kënga “Pranvera në Prishtinë”, është ndër më të pëlqyerat shqipe, mirëpo të paktë janë ata që dinë se kush është autor i tekstit të saj.
Sikurse ndodhë shpesh me këngët që i qëndrojnë kohës, ajo ka tejkaluar famën e autorit.
Përndryshe, kjo këngë u komponua nga Musa Piperku me tekst të poetit Milaim Berisha.
Kënduar nga Sabri Fejzullahu u shpërblye në “Akordet e Kosovës” -1981.
Vlen të theksohet se kënga “Pranvera në Prishtine” lindi në vitin kur Prishtina përjetoi njërën ndër pranverat më të përgjakshme:
Pranverën e demonstratave të studentëve të vitit 1981. / ObserverKult

Teksti

A t’kujtohet natë e parë,
shi kur binte në Prishtinë?
Unë e ti si dy këng’tarë
pëshpëritnim për dashurinë!

Unë të doja, ti më doje
lugut t’gjelbër të Gërmisë;
Yj’t mbi qiell na bënin roje
e lisat gjelb’ronin prej lakmisë!

S’harrohet kjo ngrohtësi e parë
kur pranvera ishte në Prishtinë!
Unë e ti si dy këngëtarë
thurnim vargje për ardhmërinë!

ObserverKult

Kiko edhe:

SABRI FEJZULLAHU: NUK I DUA BARDHËSITË…(TEKSTI DHE KËNGA)