Sadik Krasniqi: Arkivol i qelqtë

sadik krasniqi enver visoka

Poezi nga Sadik Krasniqi

Pa përqafim të përmallshëm
pa lamtumirë
ndahemi përditë nga njëri-tjetri
secili si mbi rrasë varri
në muzgun e mugët bëhemi të meitë

me gjurmë gishti dekodojmë dritën e portës
hymë në arkivolin e qelqtë

me majë gishtërinjsh
në lëndinën e qiellit
zgjojmë engjëjt e djajtë

qeshim e qajmë me ta
urojmë e mallkojmë
lutemi e fyejmë
i dashurojmë e i urrejmë
i mbajmë mend e i harrojmë

përditë
vdesim e ringjallemi
si mumie me zemër akulli
në piramidën
e mbajtur nga dora që dridhet.

ObserverKult

———————————————-

Lexo edhe:

SADIK KRASNIQI: AKT