Sadik Krasniqi: Bie muzgu

sadik krasniqi ora

Ditëshkurtër
drita

grimcuar në çaste ritualesh

prekje reze
kalim shkallësh
ecje mbi urë
përtej lumit
me lule në dorë
deri te kopshti i të urtëve

sa çelë e mbyllë sytë
mbi flokët
na bie muzgu

e dashur
t´ia marrim
shpirtin e zi natës
prajshëm të marrim frymë
të puthemi përmallshëm
para se t´i mbyllim sytë

deri në një zgjim të ri
në mengjesin e zbardhur
me një fije reje të kuqe
si shenjë
e një dite të mirë