Sado i mençur të jesh, kur flet shumë, del ndonjë budallallëk…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Askush nuk do të dëgjonte duke folur, në qoftë se nuk do ta dinte se e ka radhën pas teje. Ed Hone

Edhe biseda më e mençur përgjumet në veshin e kokëtrashit. /William Shakespeare

Kur njeriu flet shumë, e thotë edhe atë që nuk është dashur ta thoshte. /Cofucious

Ata që din të flasin, flasin shkurt. /Fyodor Dostoyevsky

Po ta lejoni cilindo njeri të flas së tepërmi, edhe ai do të fitonte besimtarë. /Stivensoni

Sado i mençur të jetë njeriu, kur flet shumë, në fund nuk lë pa e thënë ndonjë budallallëk. /Alexandre Dumas

Oratoria është arti i mashtrimit. /Montenji

Pusho së foluri atëherë kur sheh se ke filluar nxehesh vetë, ose ai me të cilin je duke biseduar. Fjala e pathënë është flori. /Leo Tolstoy

Ka shumë pak njerëz që nuk bëhen interesant kur pushojnë së foluri. /Mary Lawry

Sado që nuk pajtohem me atë që ti e thua, unë do ta mbroj deri të vdekje të drejtën tënde për ta thënë atë. /Voltaire

Foto ilustrim

LEXO EDHE: Plakja s’vjen nga vitet, por kur harrohen ëndrrat

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit, Sergio Bambarén:

Plakja, ah kjo fëmijëri e dytë, e tmerrshme…

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit, Sergio Bambarén:
Plakja, ah kjo fëmijëri e dytë, e tmerrshme…

Rreziku i vetëm në jetë është të mos duash të rrezikosh asgjë.

Çelësi i lumturisë është të ëndërrosh. Çelësi i suksesit është të bësh në mënyrë që ato ëndrra të realizohen.

Lumturia nuk lind nga paraja dhe nga suksesi material,por nga dashuria për gjërat e thjeshta, nga ngrohtësia e një familje, nga qetësia e brendshme.

Beso tek forca e ëndrrave të tua dhe ato do të bëhen realitet.

Kur dëshiron diçka me gjithë zemër, nuk ekziston asgjë që të të ndalojë, përveç frikës sate.

PËR MË SHUMË THËNIE KLIKONI KËTU