Salvador Lopes Besera: N’vetminë tënde do të banoj

Në vetminë tënde do të banoj,
se je e bukur
si një mbiemër vënë oqeanit.
Si një lumë, një peshk ose një gjë e ndjeshme që ngjitet
gjer në gojën time të helmuar.

Krijesë e bukur, pasqyrë
ku tradhtia mbytet.

Përkthyer nga Aurel Plasari