Adem Gashi: Prekazi

Poezi nga Adem Gashi

(Viti i parë pas luftës)

Prekazi është një katund i rëndomtë
Më zini besë
Të rëndomta i ka stinët baltën

Njerëzit ëndërrojnë njësoj
Në gjysmëgjumin e natës
Kur zënë e këndojnë gjelat e parë

I rëndomtë është misri gruri
Dhe drumolla e tharë

Ju thashë
Një katund krejt i rëndomtë
Është Prekazi
I tillë ishte dhe i tillë do të jetë

Ju thashë…
O asgjë s’ju thashë më zini besë
Kur zënë e trazohen rrathët e ajrit
E parëndomta shfaqet aty sakaq
E jashtëzakonshmja ndodh vërtet

Në farkën e mijëvjeçarëve pastaj
Ngjizet legjenda e re.

ObserverKult


adem gashi antologji

Lexo edhe:

‘AKADEMIA’, REVISTA MË E RE KULTURORE NË KOSOVË – FLET ADEM GASHI (VIDEO)

Nga Shtëpia Botuese ‘Armagedoni’ fundin e vitit të kaluar doli numri i parë i Revistës për kulturë, gjuhë e media “AKADEMIA” .

Se çka përmban ky numër, me çfarë ritmi do të botohet, çka e bënë diferencën mes “Akademisë” dhe revistave tjera që dalin tash e sa kohë etj., tregon shkrimtari Adem Gashi, anëtar i redaksisë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ADEM GASHI: STACIONI I FUNDIT

mërzitur nga s’di se ç’, po nisem për s’di se ku
mos më thuaj se do të më presësh

me e pa sëpatë pyllnajës së dendur do t’i futem
grykëmalit të ferrit tim nuk i druhem

nuk i lodhem as vapës as ftohmës as territ
mos më thuaj se do të më presësh

do të shkel rërën e bregut të detit
valë e stërkalë me shkëmbin kur ndeshen
ti mos më thuaj,
mos më thuaj se do të më presësh

drejt askundit, sidoqoftë, po nisem
se stacion i fundit je vetë ti,
ah, mos më thuaj, se e urrej dhe pritjen

i thashë të gjitha, jerm e zgjuar, faqe bote
tani unë tërhiqem, është radha jote.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult