Salvatore Quasimodo: S’kam humbur asgjë

Jam ende këtu, dielli si fajkua
vërtitet mbi supe dhe toka
përsëdyt zërin tim në tëndin.
Dhe rifillon koha e dukshme
në syrin që rizbulon dritën.
S’kam humbur asgjë.
Të humbësh është të shkosh
përtej një diagrame të qiellit
përgjatë shtjelle ëndrrash, një lumë
plot me fletë.

Përktheu: Zimo Krutaj

ObserverKult


Lexo edhe: