Kur isha fëmijë kujtoj puthjet e nënës
Dhe dashurinë që më rrethonte
Kaluan kohë e kurrë se besoja
Që dashuria do më mungonte…
Ma thuaj ti, ta them dhe unë
Pse na mungon kjo ndjenjë kaq shumë
Pa gjumë ndër netë unë kam qëndruar
Pse dashuria sot është harruar
Kemi një qiell mbi kokën tonë
Të gjithë besojmë tek perëndia
Pyesim gjithë njerëzit ngado që shkojmë
Pse është harruar dashuria?
Qetësoje botën pra perëndi
Ti mbretëron dhe gjithësinë
Ndonëse rrethuar me xhelozi
Na lër të lutem veç dashurinë.
Përse, përse, rrojmë zemëruar?
Pa shihni pak lotët e fëmijëve!
Puthja e nënës seç mu kujtua
Kur ishte koha e dashurive….