Sami Frashëri: Shqiptarët kanë punuar gjithmonë për botën e jo kurrë për vete!

sami frashëri:
Sami bej Frashëri (qershor 1850, Frashër - 18 qershor 1904, Stamboll)

Nga Sami Frashëri

-Shqiptarët gjithëmonë janë vrarë e përpjekur e kanë spërkatur tërë faqen e dheut me gjak të tyre; po nga gjaku i shqiptarëve të tjerë kanë fituar, Shqipëria s’ka parë ndonjë të mirë. Shumë shqiptarë janë çuar e kanë treguar veten në dituri e në të tjerë gjëra: me këta të tjerët mburrenë e jo shqiptarët e Shqipëria.

-Shqipëtarët e kanë treguarë gjithë jetën që janë të zotë edhe me kordhë edhe me pendë, edhe me trimëri edhe me mënt e me dituri, e Shqipëria ka nxjerrë shumë njerëz të shquar e me nam të madh, po ndonjë nga ta s’ka punuar për Shqipëri, e cila ka mbetur gjithnjë e varfër dhe e padëgjuar, e me djemt e saj mburren të tjerë vënde e të tjerë kombe.

-Pandaj duke mbaruar këtë fjalë, themi prapë me hidhërim zëmre që: Shqipëtarët kanë punuar gjithmonë për botën e jo kurrë për vete . Vetëm një Skënderbe ka punuar, në kohërat të shkuara, për Shqipërinë e vetëm ai është me të vërtetë mburrje për Shqipërinë.

Nga: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë”

ObserverKult


Lexo edhe:

MOS PREK KU DHEMB, DASHURIA IME- POEZI NGA ELVIRA SASTRE