Sami Hajra: Ambiguide

sami hajra

Ty t’rrjedhin lot
E mu m’prishën andrrat
Me dreqin n’krye kryeneç
Tu e marr nërudhën.

Ti ecë me shpinë kah un’
E un’ iku me kryet pas
Tuj pritë pendimin tand
Në lutjen:
se mos kthehesh?!

Ty t’rrjedhin lot
E mua as gjaku…

Se di a do shihemi ma?!

Por, n’ardhsh
Merre vetën me vete
mos harro
Se t’kam dhanë besën e Konstandinit
Pa pritë e pa dijtë kush je.

ObserverKult