Po nihna vet’
Tuj numru dozat e dhimbjes
Me gota birre
Si ilaçet e fundit.
Por, ska gja…
Le të dhembë sa të doj
Se nuk më nënshtron malli
As trishtimi s’ma matë guximin.
Kam prit me taku zotin n’sy
E mej than’ se dashnia nuk blihet
E mej than’ se robit ja kam qi robt
prej se kan’ dekë besimet
te profetët para meje.
Po nihna krejt i vetëm
pa dashtë me pa botën
Si rrjedh’ pa ty.
Por nashtë…
Le t’më dhemb’ edhe ma shumë
Se zoti yt po hakmerret si kafshë e uritun
E un’ po dehem me dozat e dhimbjes
Veç me t’harru.
Anipse ndjehem bosh.
ObserverKult