Sami Milloshi: Akuarel i rrugës

Poezi nga Sami Milloshi

E kisha me e ba
nji rrugë të gjatë,
dhe ishte vapë,
dhe ishte bezdi
me e ba me kambë.

Atëhere ia nisa
me përfytyrue
fytyrën tande,
qi s’e kam pa kurrë s’afërmi.

Ia fillova tue t’ledhatue flokët,
ballin,
U ndala tue pi ujë
në sytë e tu t’blertë
E si e shova etjen,
ia nisa me t’pëshpritë
do fjalë te veshi,
E ty të zuni gjumi
n’krahanorin tim…
M’u desh
me t’mbajtë kaliqafë,
por prapë se prapë,
rruga m’u ba
sa nji pëllambë e shkurtën
veç pse e pjestova
vetminë
me ty.

ObserverKult


Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT/SAMI MILLOSHI: JAM PENG I PËRMBUSHJES SË DETYRËS…

Pyetësorit të Prustit në ObserverKult, i përgjigjet publicisti dhe shkrimtari, Sami Milloshi.

Cila është ideja juaj për lumturinë e përkryer?

Unë kam parë njerëz të lumtur. Por nuk mendoj se lumturia është e përkryer. Duhet të vësh në punë fantazinë që ta bësh të tillë, domethënë të përkryer. E tillë mund të ishte për shembull jeta e një çifti në moshë të thyer që ia dalin të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe gdhihen e ngrysen duke u puthur në buzë.

Cila është frika juaj me e madhe?

Nuk dua të kem aksident automobilistik. Mund të ishte fatal. E kam mësuar ta ngas makinën në Amerikë në moshë relativisht të vonë, katërdhjetëepesë vjeç si një shqiptar që vinte nga një vend (Shqipëria) ku edhe ajri ishte pronë e shtetit, e jo më makinat…

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?

Motrën e vogël. Ajo është heroina ime. Dhe jo vetëm e imja…

Pyetësorin e plotë e gjeni KËTU