Poezi nga Sami Milloshi
Jam tue ndje flakët e luftës,
qi po m’sillen rreth shpisë,
t’mdhejtë tue
e kërcnue njani tjetrin,
e unë tue i kqyrë si zavall,
tanë jetën tue dalë
pa zbardhë drita prej shpie
për me mbijetue,
noshta vdekja
ka me qenë fatlume
për mue,
se jeta qe detyrë…
Tash nuk kam kohë
as me llogaritë,
sa t’holla me i da mnjanë,
për shpenzimet e vorrit…
Por Bota, megjithatë,
asht e bukur…
Shife njat tufë fmijësh,
t’diagnostikuem me kancer,
nigjoje korin e tyne n’skenë
tue knue kangën
“Nji milion andrra”,
e besoj se fuqia
e zanit të tyne,
Asht ma e fortë
se të gjitha bombat nukleare
qi e mshefin ftyrën
si ftyrat e tiranve
pas maskës…
Shifi, shifi mirë
njato fmijë n’skenë,
nji shi i artë
kullon prej qielli,
me lumni ua lag
kryet e vegjël,
e mue ma fal
nji lot shprese,
se Bota, asht megjithatë,
e bukur…
ObserverKult
Lexo edhe:
SHABAN SINANI: KANONI GJUHËSOR NË PËRKTHIMET LITURGJIKE TË FAN S. NOLIT