Poezi nga Sami Milloshi
Tue dashtë me e fillue nji ditë për s’mbari,
ujis lulet e ballkonit,
mandej shkruej
çekun e taksave
qi kërkon qeveria,
dhe m’shkon mendja
te të dashtunit e mij,
sa pak kanë mbetë:
ata qi ndër mend m’sjellin,
ata qi i sjell ndër mend,
ata qi luten për mue,
ata qi lutem për ta,
bari asht ba me u korrë,
n’oborr t’shpisë,
bash si harrimi im
asht ba…
ObserverKult
Lexo edhe: