Samuel Beckett: Mos më prek, mos më pyet, mos më fol- thjesht qëndro me mua

ObserverKult usa sjell disa thënie nga Samuel Beckett:

“Kemi lindur të gjithë të mërzitur. Disa mbeten të tillë”.

“Kërce fillimisht. Mendo më vonë. Është një rend natyral”.

“Provo sërish. Dështo sërish. Dështo më mirë”.

“Mos më prek! Mos më pyet! Mos më fol! Thjesht qëndro me mua!”

“Fjalët janë gjithçka që ne kemi”.

“Në jetën time, nëse mund ta përkufizojmë, kam pasur tri gjëra. Paaftësinë për të folur, paaftësinë për të qëndruar i heshtur dhe vetminë. Me to përpiqesha të bëja më të mirën e mundshme”.

“Sipas meje aty brenda kanë ekzistuar gjithmonë dy të marrë. Njëri që nuk do asgjë tjetër veçse të qëndrojë aty ku është, dhe tjetri që mendon se jeta mund të jetë më pak e hidhur në të ardhmen”.

“Asgjë nuk ndodh ndërsa vendos të presësh”.

“A nënkuptojnë me të vërtetë dashuri, ndërsa flasim për dashurinë?”

“Fjalët janë rrobat që veshin mendimet”./bota.al

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

THËNIE NGA AJNSHTAJNI: KUSHDO QË S’KA BËRË ASNJË GABIM NUK KA PROVUAR ASGJË TË RE…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Albert Ajnshtajni:

Janë dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh se asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është të mendosh se çdo gjë është një mrekulli.

Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.

Dy gjëra janë të pafund: universi dhe marrëzia njerëzore, por sa i përket universit kam ende dyshime.

Shpirtërat e mëdhenj kanë ndeshur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga ana e mendjeve mediokre.

Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet.

Është më mirë të jesh optimist kot më kot se të jesh pesimist pa arsye.

Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet.

Kushdo që s’ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar asgjë të re.

Një tavolinë, një karrige, një kanistër me fruta dhe një violinë; çka i duhet më shumë një njeriu për të qenë i lumtur?

Mos kërko të jesh njeri i suksesit, por kërko të jesh njeri i vlerave.

Fantazia është më e rëndësishme se dija.

Për të humbur mendjen, nevojitet…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult