Oh, e kam mbjellë anekënd dashurinë time,
sa ai mund ta gjejë kudo;
Do ta zgjojë atë natën,
do ta pushtojë në ajër.
Në sytë e tij kam vënë hijen time,
dhe e bëj të rrahë flatrat me dëshirë,
që ditën të bëhet re,
dhe natën një shigjetë zjarri.
*Titulli i origjinalit: “Pas ndarjes”
Përktheu: Irena Dono