Çfarë të kam borxh, çfarë
Qe të më duash më thellë e më gjatë?
Zemrës në gojë s’m’i vure një këngë
Kurrë s’m’i ngjite shpirtit një flatër
Por, ah, unë të dua, të dua me shpirt
Ç’kam dashur s’më kanë dashur aspak
Të kam borxh një hyrje të vogel
Që të çon në murin e parajsës
Në shqip: Roland Gjoza