Saramago: Ndoshta vetëm qetësia ekziston vërtet…

Shkrimtari portugez dhe laureat i Çmimit Nobel, José de Sousa Saramago, mbetet ndër shkrimtarët më të shquar të shekullit të XX. Ai ka qenë gazetar dhe ka fituar një sërë çmimesh letrare, duke përfshirë edhe Nobelin në vitin 1976. Shquhet për qëndrimet e tij antikonformiste ndaj politikës apo fesë.

Saramago lindi më 16 nëntor 1922 në Azinhaga Santarem të Portugalisë dhe u nda nga jeta më 18 qershor 2018, në moshën 87-vjeçare në Tias, Lanzarote të Spanjës pasi vuante prej kohësh nga leukemia kronike. Ai është poet, romancier, gazetar, i vetmi autor portugez që mori Çmimin prestigjoz Nobel në letërsi.

E gjithë karriera e Saramagos u shoqërua nga polemika për marrjen e pozicioneve të veta pa kompromise, si në temat politike, ashtu dhe fetare.

ObserverKult ua sjell disa thënie nga José de Sousa Saramago:

Frika na ka verbuar, frika do na mbajë të verbër.

Nga ky lloj brumi jemi të gatuar: gjysma nga indiferenca e gjysma tjetër nga ligësia.

Është e pamohueshme që mësimet më të mira na janë dhënë gjithmonë nga njerëz të thjeshtë.

Fundi i një udhëtimi është vetëm fillimi i një tjetri.

Ndoshta vetëm qetësia ekziston vërtet.

E përgatiti: E. Berisha- ObserverKult


Lexo edhe:

BUQETË POETIKE NGA KUJTIM PAÇAKU: KUR DASHURON NJË ROM