S’arrin ta mposht, COVID-i ia merr jetën Kasem Hysenbelliut

COVID-19 i ka marrë jetën presidentit të televizionit “Fax News” Kasem Hysenbelliu. Pas infektimit dhe rëndimit të gjendjes ai ishte dërguar në Turqi për kurim, por nuk mundit të fitonte dot betejën me këtë virus.

Kasem Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh.  Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Kasem Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga tetori 2017, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb./konica.al