“Scream” tejkalon “Spiderman”, arkëton 30.6 milionë dollarë

Filmi më i ri i sagës “Scream” tejkalon parashikimet.

Thrilleri horror i dha fund kryesimit të “Spiderman”, duke arkëtuar në 3 ditët e para të premierës 30.6 milionë dollarë.

Filmi i parë “Scream” është shfaqur në vitin 1996 dhe së bashku me 3 filmat pasardhës, kjo sagë ka grumbulluar 608 milionë dollarë në “box office”.

Por, duket se filmi i pestë, me këto ritme, do të thyejë rekordin e të gjithë filmave të tjerë. /a2news.com

___________________

Lexo edhe:

A ËSHTË KY FILMI MË I KEQ NË HISTORI?

Kritiku i filmit i BBC-së, Nicholas Barber, shkruan për filmin “Plan 9 from Outer Space”. Shkrimin e tij “Telegrafi” e solli si më poshtë.

Në vitin 1978 u botua libri “The Fifty Worst Films of All Time” (Pesëdhjetë filmat më të këqij të të gjitha kohërave). Libri merrej me krimet kundër kinemasë. Si “Valley of the Dolls” (Lugina e kukullave) dhe “Robot Monster” (Roboti përbindësh). Merrej edhe me filmin “The Omen” (Oguri). Paksa ashpër, por, autorët – Harry Medved dhe Randy Dreyfuss – e dinin se ka edhe më keq. Në fund të librit ata e përfshinë një faqe për sugjerime. Lexuesit ftoheshin ta plotësonin dhe t’ua dërgonin me postë. Një emër ishte shkruar në gati 400 prej letrave: “Plan 9 from Outer Space” (Plani 9 nga gjithësia e jashtme).

Me skenar, regji dhe i prodhuar nga Edward D Wood Jr – i njohur më mirë si Ed Wood – filmi është hibrid fantashkencë/horror. Me alienë që shkojnë në SHBA me disqe fluturuese, për t’i ringjallur kufomat e një varreze të një qyteti të vogël. Filmi mezi u pa në kinema gjatë premierës në Los Anxhelos, në vitin 1957. Por, sapo nisi të shfaqej në orët e vona në televizione, në vitin 1961, shikuesit vunë re se ky nuk ishte film i zakonshëm i kategorisë…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult