Luiz Ejlli këto ditë është shqiptari më i përfolur kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother.
Por nga erdhi Ejlli?
Ai u bë i njohur për garimin në “Ethet e së Premtes Mbrëma”, ku edhe u shpall fitues.
Ejlli triumfoi në Festivalin e 44-të në RTSH me këngën “Zjarr e Ftohtë” dhe kjo fitore ia mundësoi pjesëmarrjen në Eurovision.
Ai ishte pjesëmarrës edhe në Festivalin e 54-të në RTSH më këngën “Pa mbarim”.
Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Marjan Deda, kurse tekstin Agim Doçi.
Në vazhdim e keni tekstin e kësaj kënge:
Ti
Ndoshta se kupton
Sakrificën sot.
Largohem përgjithmonë
Po, vetëm zemra e di
Se të çdo njeri
Jo, jeta s’është e lehtë
Po shkoj pa thënë as lamtumirë
Ndaj dashuri më fal.
Unë do të thoja mijëra fjalë
Për ty
Më duket tepër e vështirë
Kjo ndarje sot
Por vall’ do jemi bashkë
Unë nuk e di as ti
Me mijëra njerëz ikin pa mbarim
O fati im ku je? më ndjen?
Më thuaj vall’ o zot
Kush na mallkoi
Pse u rrëzuam mbi vetmin’!!
Nan!
Shpirti mall’ e plag’
Kudo të jemë në bot’
Do mbes pa dashuri
Se malli po na djeg’ të dy
Ti më beso
Do digjet netëve fare pa kuptim
Digjet shpirti im
Me mijëra njerëz ikin pa mbarim
O fati im ku je? më ndjen?
Më thuaj vall’ o zot
Kush na mallkoi
Pse u rrëzuam mbi vëtmin’!!
Jo bardhë e zi nuk e pranoj
Nuk vdes një shpres’
Sa un’ të rroj!
Më thoni ju
S’e di kush na mallkoi
Pse u rrëzuam mbi vetmin’!
S’E DI!
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
Lexo edhe:
LUIZ EJLLI AKUZON ADI KRASTËN: LEKËT E FITORES SË “ETHEVE” NUK I MORA KURRË…