Sergej Esenin: Lotët…lotë të hidhur sërish…

sergej esenin tanjusha...

Lotët…lotë të hidhur sërish,
Trishtim e ngashërim që të shkund,
Për ëndrrën e bukur që u prish,
Tani veç errësirë gjithkund.

Po më tej? Kështu do ta pësoj?
Jo, mjaft më…Është koha për çlodhje
Dhe këto vuajtje t’i harroj,
Ndjej tashmë në gjoks kaq shumë lodhje.

Kush po këndon nën atë mështeknë?
Janë tinguj të njohur për mua
Dhe sërish qaj…lotët nuk më rreshtën
Lotë malli për vendin që dua.

Zemra më sëmbon më fort,
Jam në vendin tim q’e dua shumë.
Eh…besoj, atje në varr të ftohtë
Veç atje harron, në të fundmin gjumë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj