Semezdin Mehmedinović: Sarajeva

Dikur kam shkru qysh
poezisë për Sarajevën duhet me i ardh era
si asaj letrës së moçme, me të cilën tregtarët
i mbështjellnin portokajt –
me nji vizatim të shtypun në letrën e shushurist
me nji kalimtar të rastit në vizatim
dhe minaret e rrudhta.
Tash qyteti asht naçet; forma të tretuna,
Sarajeva ta çon mallin e nji akti postmodern
me përmasa fantastike.
Ka kaq shumë vujtje, kaq shumë ndjenja pa vlerë: Kush nuk qan.
Deka asht e përgjithshme dhe kiçi asht i përgjithshëm.
Çka ka mendue Jeff Koonse
Tue ja rritë vlerat Kitsch-it?
Asgja ma s’ka randësi.
Fundi i botës nis me nji gjest të thjeshtë: me lëvizjen e dorës
së nji të riu në uniformë të maskueme
që e këput trëndafilin dhe e mban për veti.
Gjithë me vonesë merret vesh se
këputja ka kuptim –
veç kur trëndafili asht i bamë nijet.

Në shqip: Vlora Konushevci