Seneka: Fol për fitore, jo për humbje!

(Lucius Annaeus Seneka)

Seneka (Lucius Annaeus Seneka), i quajtur zakonisht Seneka Filozofi, është një nga personalitetet më komplekse dhe më interesante të Lashtësisë.

Jeta e tij ishte e jashtëzakonshme për nga ngjarjet dhe personazhët që e shoqëruan, për nga shtrirja dhe larmia e veprimtarisë mendore që ai zhvilloi, për nga armiqësia e dhunshme që e ndoqi gjatë gjithë jetës me një forcë të papërfytyrueshme.

Babai i tij, Marco Anneo Seneca, ishte një orator dhe shkrimtar romak që kreu studime të rëndësishme për historinë e oratorisë. Shumë nga veprat e tij iu atribuan Lucius Anneo gjatë Mesjetës, një kohë kur Seneca Jr u ​​njoh gjerësisht. Për ta diferencuar atë, ai u quajt Seneca Kryetari ose Seneca Plaku.

Jeta e Senecas kaloi nëpër momente të ndryshme që e lejuan atë të reflektojë thellë mbi emocionet, ambicien, forcën shëruese të filozofisë dhe vdekjen, ndër tema të tjera. Në fakt, një pjesë e madhe e shkrimeve të tij zakonisht interpretohen duke marrë parasysh biografinë e tij. Ai studioi retorikë dhe filozofi në Romë dhe karriera e tij njihet si e suksesshme, disi dramatike dhe gjithashtu politike.

Seneka qe një mendimtar, që guxoi i pari të lidhte filozofinë me politikën, gjë kjo që përbën një nga ndihmesat e tij më të thella në mendimin modern.

Me veprën e tij, Seneka na mundëson të njohim mirë përbërjen kulturore dhe historike të gjashtëdhjetvjeçarit të parë të erës sonë.

Mendimi filozofik antik greko-romak kishte vetëm një synim: artin e të jetuarit.

Ato përçojnë artistikisht deri në ditët e sotme vlerat në mënyrën e të jetuarit.

Filozofia e Senekës përcjellë kumtin që e keqja nuk vjen nga sendet apo gjërat, por nga përceptimi i gabuar për to.

Ndaj ai na fton që të punojmë për të riedukuar gjykimin tonë, i cili do të mundësojë një përceptim të drejtë, dhe si rrjedhim, një sjellje të drejtë.

Ky kumt i tij themelor ka përshkuar shekuj dhe ka frymëzuar mendimtarë të panumërt të brezave e vendeve të ndryshme të rruzullit tokësor.

Në vijim, do të mund të njiheni disa nga thëniet më të mençura të Senekës, të cilat mbeten aktuale dhe duket se do të mbeten gjithnjë kështu…

Thënie nga SENEKA:

Tragjedia në jetë nuk është të mos arrish objektivin. Tragjedia është të mos kesh një objektiv për të arritur.

Gjithçka që ti dëshiron, ndodhet në anën tjetër të murit të frikës.

Sa më shumë flet për gjëra negative në jetën tënde, aq më shumë i afron ato. Fol për fitore, jo për humbje.

Zjarri është prova e floririt. Vështirësitë janë prova e njerëzve të fortë.

Një prej cilësive më të bukura të miqësisë së vërtetë është të kuptosh dhe të të kuptojnë.

Eshtë rrugë e vështirë ajo, që të shpie në lartësitë e madhështisë.

Lumturia e vërtetë është… të shijosh të tashmen, pa varësinë plot ankth prej të nesërmes.

Asnjë njeri nuk ka qenë ndonjëherë rastësisht i mençur.

Shpata nuk vret asnjëherë askënd; ajo është një mjet në duart e vrasësit.

Nëse nuk e di në cilin port po shkon, atëherë asnjë erë nuk është e favorshme.

E gjithë mizoria buron prej dobësië.

Sa më pak e meritojmë fatin e mirë, aq më shumë shpresojmë për të.

Ne jemi më shpesh të trembur, se sa të lënduar; dhe ne vuajmë më shumë nga imagjinata, se sa nga realiteti.

Nuk është se, për shkak se gjërat janë të vështira, ne nuk guxojmë; është për shkak se ne nuk guxojmë, që gjërat janë të vështira.

I shkon më shumë një burri që të qeshë me jetën, se sa të qahet prej saj.

Zemërimi është si ato rrënojat që shemben dhe përplasen me gjithçka që gjejnë poshtë.

Ne shpesh herë duam një gjë dhe lutemi për një tjetër, duke mos ua thënë të vërtetën as Perëndive.

Dita të cilës i trembemi si dita jonë e fundit, është në fakt lindja e përjetësisë.

Nuk ka asgjë në botë që të admirohet aq shumë, sa një burrë që di si të përballojë palumturinë me kurajë.

Për shumë njerëz, rritja e pasurisë nuk u jep fund telasheve të tyre, vetëm sa ua ndryshon.

Vdekja është dëshira e disave, çlirimi i të shumtëve, dhe fundi i të gjithëve.

Edhe pas një të korre të keqe, duhet të ketë sërish mbjellje.

Më parë, mendohej se kishte pasur “dy Seneka”: një filozof dhe një tragjik (ose poet). Sot pranohet që interesi i Senecës për etikën dhe psikologjinë (veçanërisht efektet shkatërruese të emocioneve të tepërta), janë të pranishme në të gjithë veprën e tij letrare, si në vargje ashtu edhe në prozë.

Përgatiti: Lum Bojaxhiu/ ObserverKult

Lexo edhe:

CHARLIE CHAPLIN: ASGJË NUK ËSHTË E PËRHERSHME NË KËTË BOTË TË LIGË, AS TELASHET…