Sergej Esenin: E dashur moj, ç’më gjeti vallë!

sergej esenin tanjusha...

Më thonë lulet ‘”lamtumirë’’
E kryet poshtë ulin ato,
Se më s’do shoh fushë e kaltirë
E sytë e saj më s’do t’i shoh.

E dashur moj, ç’më gjeti vallë!
Vështrova lulet, pash’ përdhe,
Dhe kjo rrënqetheje e ftohtë varri
Më ngjan si përkëdhelje e re.

Dhe un’, që jetën e kalova
Me buzëqeshje gjithnjë,
Të them në jetë u mësova”
“E përsëritshme ësht’ çdo gjë!’’

S’ka gjë në se do t’vij një tjetër,-
I vdekuri nuk ndjen trishtim
Për ty, të dashurën e mbetur,
Do të këndoj’ më me gëzim.

Dhe kur të ndjesh këngën e tija,
Në krah’ të tjetrit gjithnjë,
Ndoshta ndërmend do të të vija.
Porsi një lule që s’kthen më…

Përktheu: Ismail Kadare

ObserverKult


Lexo edhe:

NË ÇASTET E FUNDIT TË JETËS ESENINI E SHKROI KËTË POEZI