Sergej Esenin: Pa të jeta ikën…

Drit’ e muzgut si ngjyr’ manushaqje,
Trëndafilat vallëzojn’ në lëndinë.
M’i këndo, o e shtrenjt’, ato vargje,
Që Kajami ua dha melodinë.
Trëndafilat vallëzojn’ në lëndinë,

Hëna ndrit në Shiras në çdo anë,
Rrotull yjeve fluturat lodrojnë.
S’më pëlqen aspak që persianët
Bukuroshet me perçe mbulojnë.
Hëna ndrit në Shiras në çdo anë.

Apo ndoshta nga vapa jan’ ftohur,
Duke dalë më trupin mbështjellë?
Apo ndoshta që më shumë t’dashurohen,
S’dëshirojnë të nxihen në diell,
Duke dalë me trupin mbështjellë?

Ti me perçen mos lidh miqësi,
Shkurtimisht këto fjalë mësoi.
Dhe pa të jeta ikën veri,
Dhe pa të shumë pak dashurojmë,
Shkurtimisht këto fjalë mësoi.

Dhe ato që s’e kan’ bukurinë
Do ta gjejnë fatin e tyre.
S’vlen t’i fshihesh, pra, faqet që ndrijnë
Se mëkat ësht’ të fshehësh fytyrën
Kurta fali kjo nëna-natyrë.

Trëndafilat vallëzojn’ në lëndinë.
Shoh në ëndërr Atdheun përherë.
Pa dëgjo, disa tinguj të tjerë,
Që Kajamit nuk mundën t’i vijnë…
Trëndafilat vallëzojnë në lëndinë.

Shqipëroi: Luan Rexhepi 

*Titulli i origjinalit: “Drit’ e muzgut si ngjyr’ manushaqe”